Gjatë vitit 2020 Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut për herë të parë do të kryesojnë bashkë Procesin e Berlinit për bashkëpunim me vendet e Ballkanit Perëndimor. Kryesia e përbashkët është rezultat i përpjekjeve të Sofjes dhe Shkupit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ballkanike. Për herë të parë në krye të iniciativës qëndron një vend kandidat për anëtarësi për më tepër në një vit kur Shkupi dhe Tirana shpresojnë të caktohet data për hapjen e negociatave me BE-në. Kulmi i kryesisë së përbashkët do të jetë Samiti muajin korrik në Sofje. Procesi i Berlinit u krijua në vitin 2014 me iniciativë të Gjermanisë për aktivizimin e përpjekjeve për integrim të Ballkanit Perëndimor në BE.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..