Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Firma turke kërkojnë terrene në Bullgari

gjuajtës F-35
Foto: BGNES

Firma turke, të cilat marrin pjesë në programin për prodhimin e gjuajtësve F-35 duan që të transferohen në Bullgari. Që t'u shmangen sanksioneve amerikane, disa firma turke, të cilat prodhojnë 937 pjesë për gjuajtësit e brezit të pestë, tanimë po shikojnë terrene në Bullgari. Botimi ekonomik turk “Borsatek”, u referohet burimeve të vetë firmave dhe pohon se autoritetet në Ankara po kështu e përkrahin transferimin eventual  të firmave në Bullgari. Pas vendimit të Turqisë për të marrë sistemet e raketave ruse C-400, Uashingtoni deklaroi  se kjo e bën të pamundur që Ankaraja të vazhdojë të marrë pjesë në krijimin e raketave F-35 amerikane. Shtetet e Bashkuara i dhanë afat Turqisë të heqë dorë nga raketat ruse dhe kërcënuan me sanksione ekonomike.






Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 5 dhjetori 2024

Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 5°, në Sofje 2°. Në mëngjes vende-vende do të ketë dukshmëri të reduktuar. Gjatë ditës do të mbajë mot me vranësira. Reshje të dobëta shiu do të bien fillimisht në zonat lindore dhe më vonë..

botuar më 24-12-04 7.35.MD
Presidenti Radev

Presidenti pret që gjykata të vendosë për ankesën e tij për ndryshimet në Kushtetutë

Presidenti Rumen Radev pret që Gjykata Kushtetuese të vendosë më shpejt për ankesën e tij për ndryshimet në Kushtetutë. Kreu i shtetit e deklaroi këtë para studentëve të Universitetit të Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore, ku mbajti një leksion mbi..

botuar më 24-12-04 6.27.MD

Еdhe prova e nëntë për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit nuk dha rezultat

Deputetët u mblodhën të mërkurën për përpjekjen e tyre të nëntë për të zgjedhur një kryetar të Asamblesë Kombëtare të 51-të, e cila do të lejonte funksionimin e parlamentit. Në votimin e parë u paraqitën katër kandidatë - Atanas Atanasov nga “Po e vazhdojmë..

botuar më 24-12-04 4.44.MD