Dy detarë bullgarë nga anija “Stara Pllanina” e kompanisë bullgare të transportit detar janë zhdukur më 2 janar, pasi janë rrëmbyer nga dallga prej nëntë metrash gjatë një stuhie në Detin Norvegjez.
Pavarësisht kërkimit të filluar menjëherë pas incidentit, në të cilin kanë marrë pjesë dy helikopterë, dy shtetasit bullgarë nuk janë gjetur dhe Qendra detare e koordinimit të Norvegjisë ka përfunduar operacionin e shpërimit.
Në kushtet e këqija atmosferike, erën e fortë dhe dallgët prej tetë metrash, njerëzit që kanë rënë në det nuk mund të mbijetojnë aq shumë orë me radhë. Prandaj dhe kërkimi është përfunduar, informoi Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë.
Anija ndodhet në det të hapur – 400 km. në jugperëndim të qytetit Bodo. Ekuipazhi i anijes së mallrave “Stara Pllanina” është prej 19 vetash – 18 bullarë dhe një ukrainas.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..