33,7% prej bullgarëve nuk kanë pasur mundësi të ngrohin mjaft mirë shtëpitë e tyre. Kjo është përqindja më e lartë në BE, ku 7% prej njerëzve deklarojnë se e kanë të njëjtin problem. Pas Bullgarisë renditen Lituania me 28%, Greqia me 23%, Qiproja me 22%, Portugalia – 19% dhe Italia – 14%.
Në Austri, Finlandë, Luksemburg, Vendet e Ulëta, Estoni dhe Zvicër pjesa e njerëzve, të cilët kanë pohuar se nuk mund të ngrohen në mënyrë adekuate është rreth 2 për qind.
Gjatë 12 vjetëve të fundit bullgarët, të cilët nuk ngrohin mirë ambientet e tyre të banimit janë pakësuar në mënyrë të dukshme . Në vitin 2006 ata kanë qenë pothuaj 70%, derisa gjatë 2017-ës numri i tyre ka qenë 36.5%, tregojnë të dhënat e Eurostatit.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..