Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Sofje Hero Mustafa e njohu Kryeministrin Bojko Borisov me prokuroren federale Jessica Kim. Ajo është e dërguara e posaçme e presidentit Donald Trump në Bullgari për çështjet e drejtësisë dhe kundërvënies së korrupsionit dhe tashmë është këshilltare e përhershme juridike në Ambasadën e ShBA-së në Sofje.
Kim është dërguar në Bullgari dhe Rumani, ku duhet të ndihmojë punën e organeve të drejtësisë në përballimin e korrupsionit në postet e larta shtetërore, kriminalitetit të organizuar dhe larjes së parave të pista.
Drejtësia amerikane nuk ka pasur përfaqësues të vet në Bullgari që nga viti 2010. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndër mend të sanksionojnë zyrtarë të lartë të korruptuar bullgarë dhe familjet e tyre dhe në këtë mënyrë synojnë të ndihmojnë vendin tonë që të përforcojë demokracinë dhe ekonominë e tregut të lirë, tha Mustafa kur njoftoi ardhjen e këshilltares speciale.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..