ShBA-ja janë kundër tubacionit të dytë të gazsjellësit “Rryma Turke” destinuar për furnizimin e gazit nga Evropa Juglindore përmes Bullgarisë. Kjo për arsye se e konsiderojnë si një projekt gjeostrategjik i Rusisë. Këtë e tha në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare zëvendës sekretari i shtetit i ShBA-së Dejvid Hejl. “Moska shfrytëzon burimet e veta energjetike si instrument politik, me të cilin të ushtrojë ndikim, të ndajë Evropën. “Rryma Veriore 2” dhe tubacioni i dytë i gazsjellësit “Rryma Turke” janë problem sepse nuk sigurojnë diversifikim energjetik për Evropën”, mendon Hejli. Ai shtoi, se ShBA-ja do të vazhdojnë përkrahjen për modernizimin e forcave ushtarake bullgare, për krijimin e një rrjeti të komunikacionit të mbrojtur nga manipulimet 5G dhe për konsolidimin e superioritetit të ligjit në vend.
Pothuajse 36 000 të rinj, përfshirë 561 nga Bullgaria, do të jenë në gjendje të udhëtojnë falas në Evropë falë pjesëmarrjes së tyre në nismën DiscoverEU të Komisionit Evropian. Udhëtimi duhet të kryhet midis 1 korrikut 2025 dhe 30 shtatorit..
Të mërkurën në mëngjes, moti me diell do të mbizotërojë në pjesën më të madhe të vendit. Do të ketë vranësira më të konsiderueshme në rajonet veriore dhe jugore. Pasdite, retë do të dendësohen në shumë zona dhe reshjet do të bien në disa rajone. Do..
"Vendimi i njëanshëm i Xhevdet Çakërov për të lënë kryesinë e DPS-DPS është një kapitullim i mjerueshëm personal ndaj Deljan Peevskit (lider i DPS - Fillimi i Ri). Veprime të tilla janë në kundërshtim të thellë me parimet morale dhe demokratike mbi të..
Pothuajse çdo fëmijë i tretë në vendin tonë jeton në varfëri materiale, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave për vitin e kaluar,..
Mbështetësit e ruajtjes së levës në Bullgari pas vitit 2026 dhe Ministria e Brendshme nuk pajtohen për numrin e njerëzve që dolën në rrugët e qyteteve..
Në orën 12:00, nën tingujt e sirenave dyminutëshe, qytetarët në të gjithë vendin i bënë homazh kujtimit të Hristo Botevit dhe të atyre që vdiqën për..