ShBA-ja janë kundër tubacionit të dytë të gazsjellësit “Rryma Turke” destinuar për furnizimin e gazit nga Evropa Juglindore përmes Bullgarisë. Kjo për arsye se e konsiderojnë si një projekt gjeostrategjik i Rusisë. Këtë e tha në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare zëvendës sekretari i shtetit i ShBA-së Dejvid Hejl. “Moska shfrytëzon burimet e veta energjetike si instrument politik, me të cilin të ushtrojë ndikim, të ndajë Evropën. “Rryma Veriore 2” dhe tubacioni i dytë i gazsjellësit “Rryma Turke” janë problem sepse nuk sigurojnë diversifikim energjetik për Evropën”, mendon Hejli. Ai shtoi, se ShBA-ja do të vazhdojnë përkrahjen për modernizimin e forcave ushtarake bullgare, për krijimin e një rrjeti të komunikacionit të mbrojtur nga manipulimet 5G dhe për konsolidimin e superioritetit të ligjit në vend.
Një grua izraelite me origjinë bullgare humbi jetën gjatë një sulmi iranian mbi një bllok në qytetin izraelit Bat Jam, dje, raportuan korrespondentet e BNR-së në Izrael, Fenja dhe Iskra Dekalo. Aktualisht, Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka..
Derisa Bullgaria të anëtarësohet në eurozonën, një nga sindikatat më të mëdha në vend – Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) – nisë një monitorim mujor të çmimeve të 20 produkteve bazë, të përfshira në të ashtuquajturën "shportë e vogël e..
Evropës i duhen udhëheqës me guxim për të marrë vendime të vështira, por strategjike. Kjo u tha nga Kryetarja e Parlamentit Natalija Kiselova në forumin e Tranzicionit të Gjelbër, i cili po mbahet në Sofje, raportoi BTA. Ajo u bëri thirrje..
Bullgaria, si një anëtare e kahershme dhe e përgjegjshme e BE-së dhe si kryesuese e ardhshme me rotacion e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën..
Presidenti bullgar Rumen Radev deklaroi se Sofja kurrë nuk i ka vendosur veto Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, njoftoi..
"Një grup qytetarësh bullgarë është evakuuar me sukses nga territori izraelit nga Ministria e Punëve të Jashtme, me ndihmën e ambasadës sonë në Tel..