Kryeministri Borisov pranoi dorëheqjen e Ministrit të Mjedisit dhe Ujërave Neno Dimov. Ministri e kaloi natën në arrest pasi u arrestua gjatë hetimit lidhur me krizën ujore në Pernik. Dimov është akuzuar nga Prokuroria për keqmenaxhim të qëllimshëm, sepse ka dhënë lejë që në vazhdim të një viti të përdoret uji i pijshëm i Pernikut për qëllime industraiel. Ai mbetet në arrest në vazhdim të 72 orëve. Prokuroria do të ngulë këmbë për arrest të përhershëm. Lideri i VMRO-s dhe Zëvendëskryeministër Krasimir Karakaçanov e quajti aksionin e autoriteteve “vrasje shembullore”. Kush do ta zëvendësojë Dimovin në post – kjo do të bëhet e qartë javën tjetër pas një mbledhjeje të Këshillit të Koalicionit të GERB-it dhe të Patriotëve të Bashkuar.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..