Më 13 janar të vitit 1915 ishte shfaqja e parë e filmit të parë artistik bullgar “Bëllgaran është galant”. Prandaj kjo datë konsiderohet Dita e Kinemasë Bullgare. Në vitin 2017 u miratua Strategjia për Zhvillimin e Sofjes si një qytet krijues të kinemasë. Ambicia është që deri në vitin 2027 kryeqyteti të afirmohet si një qendër kryesore të industrisë së filmave në Evropë. Në kuadrin e programit kulturor të kryeqytetit deri në vitin 2019 u financuan 82 projekte kinematografike për shumën 900 mijë euro. Kalendari i ngjarjeve kulturore në Sofje përfshin festivale prestigjioze si “Sofia Film Fest”, “Kinomania”, “Sofia Indipendënti Film Festival”, IN THE PALACE Internacional Short Film Festival, “Takim i kinemasë së re evropiane”.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..