Bullgarët paraqesin dy herë më pak ankesa në krahasim me qytetarët e tjerë të Bashkimit Evropian në se gjatë udhëtimit të tyre me transport publik hasin parregullsi, tregon analiza e Komisionit Evropian.
Vetëm 12% e bullgarëve dhe 23% e evropianëve të tjerë kanë paraqitur ankesa zyrtare pasi kanë pasur probleme serioze gjatë udhëtimit.
Më shpesh evropianët iu drejtojnë ankesat e tyre drejtpërsëdrejti shoferëve, derisa sipas bullgarëve kjo është një gjë e pakuptimtë.
Studimi tregon dhe këtë se ka diferenca të konsiderueshme dhe në mjetet e përdorura të transportit. Bullgarët më shpesh përdorin autobus – 39%, derisa në BE këtë mjet e përdorin vetëm 16% prej pasagjerëve. Me avion fluturojnë 8% prej bullgarëve dhe 27% prej njerëzve të tjerë në BE. Trenat i përdorin 34% prej evropianëve dhe vetëm 18% prej bullgarëve.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..