Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri bullgar do të marrë pjesë në hapjen e bazës ushtarake në bregun e Detit të Kuq

Foto: navy.mod.bg

Kryeministri Bojko Borisov nis për në Egjipt ku do të marrë pjesë në hapjen zyrtare të bazës ushtarako detare “Bernis” në bregun e Detit të Kuq. Ky objekt është një nga tri bazat e reja strategjike ushtarako detare në brigjet e Mesdheut dhe të Detit të Kuq. Për krijimin e tij forcat e armatosura egjiptiane shpallën që në vitin 2017. Në kuadrin e vizitës kryeministri bullgar do të ketë takim dypalësh me presidentin e Republikës Arabe të Egjiptit Abdell Fatah As—Sisi. Në të pritet të diskutohen çështje të interesit të përbashkët dhe tema nga rendi ndërkombëtar i ditës. Në delegacionin bullgar është edhe zëvendës kryeministri dhe ministër i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov. Egjipti është partneri më i madh tregtar dhe ekonomik i Bullgarisë në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë. Gjatë viteve të dy vendet gjithnjë  mbajnë dialog aktiv politik.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

56% e bullgarëve duan që parlamenti të zgjedhë një kabinet, qoftë edhe me çmimin e kompromiseve

56% e bullgarëve preferojnë që Legjislatura e re e 51-të të Kuvendit Popullor të formojë një qeveri, edhe nëse kjo është me çmimin e kompromiseve. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues kombëtar i kryer nga Agjencia Sociologjike “Gallup International”..

botuar më 24-11-20 6.39.MD

Presidenti apeloi edhe një herë Gjykatën Kushtetuese për ndryshimet në Kushtetutë

Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..

botuar më 24-11-20 5.58.MD

Ambasadorja e Austrisë u njoh me situatën në kufirin bullgaro-turk

Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..

botuar më 24-11-20 3.44.MD