Kuvendi Popullor liroi nga posti ministrin e deritanishëm të mjedisit Neno Dimov me 111 votat e partisë “GERB” dhe të koalicionit “Patriotët e Bashkuar”. Deputetët miratuan dhe kandidaturën për këtë post të ish shefit të Drejtorisë së Doganave Emill Dimitrov.
Partia Socialiste Bullgare dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë votuan “kundër”, kurse partia “Volja” nuk mori pjesë në votim.
Neno Dimov mbetet në paraburgim me akuzë për keqmenaxhim të qëllimshëm për shkak të krizës me mungesën e ujit të pijshëm në qytetin Pernik (Bullgari Perëndimore).
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..