Sot do të zhvillohet diskutimi publik i buxhetit të Bashkisë së Kryeqytetit për vitin 2020. Para fillimit të tij Kryetarja e bashkisë Jordanka Fandëkova deklaroi në një intervistë për Televizionin Kombëtar Bullgar se aktualisht projektbuxheti i Sofjes është me vlerë 511 miliona euro.
Një pjesë e madhe prej mjeteve do të përdoret për dy fusha me prioritet, mbi të cilat do të punohet më fortë gjatë 4 vjetëve të ardhshëm. Do të investohet për lagjet (për rrugët, kopshtet e fëmijëve, shkollat dhe transportin urban) dhe për përmirësimin e cilësisë së ajrit.
Ndër masat e parashikuara kundër ajrit të ndotur janë investimet në transportin urban, inkurajimi i njerëzve që të përdorin për ngrohje korrent në vend të drurit dhe qymyrgurit, gjelbërimi dhe pastrimi.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..