6,9 miliona fëmijë, apo 7% prej të gjithë fëmijëve në BE nuk jetojnë në vendet e lindjes së tyre, tregon studimi i Qendrës së njohurive në fushën e migracionit dhe demografisë pranë komisionit Evropian.
Vendin e parë e zë Rumania me pothuaj 600 mijë fëmijë me prejardhje rumune, të cilët jetojnë në vende të tjera të BE-së. Në vend të dytë është Polonia me 240 mijë fëmijë. Pastaj vjen Bullgaria: pak mbi 134 mijë fëmijë me prejardhje bullgare jetojnë në vende të tjera të Bashkësisë.
Tri shtetet me popullsi më të madhe në BE – Franca, Gjermania dhe Italia zënë përkatësisht vendin e katërt, të pestë dhe të gjashtë në këtë listë.
Në Bullgari jetojnë 10 300 fëmijë me prejardhje nga vende jashtë Bashkimit Evropian.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..