Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria gjithnjë e ka përkrahur ndërtimin e Korridorit Jugor të Gazit

Foto: BGNES

Në kuadrin e Takimit Vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davos kryeministri Bojko Borisov u takua me presidentin e Azerbajxhanit Illham Aliev. Zoti Borisov theksoi, se bashkëpunimi në energjetikë midis Bullgarisë dhe Azerbajxhanit është në nivel strategjik. U vu në dukje, se prioritet i përbashkët i të dy shteteve është diversifikimi i burimeve dhe i traseve, dhe garantimi i sigurisë së furnizimeve energjetike për Evropën. Kryeministri Borisov theksoi, se Bullgaria gjithnjë ka përkrahur ndërtimin e Korridorit Jugor të Gazit pjesë e pandarë e të cilit është interkonektori Greqi-Bullgari, nëpërmjet të cilit vendi ynë do të marrë gaz natyror nga Azerbajxhani. Ai shprehu optimizëm përsa i përket mundësisë që Kompania Shtetërore Azerbajxhanase e Naftës  SOKAR të investojë në ndarjen e gazit në Bullgari.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët mbeten skeptikë rreth stabilitetit politik në vend

Më shumë se 2/3 e bullgarëve (71%) që kanë marrë pjesë në një sondazh të Exacta nuk besojnë se është e mundur që vendi ynë të ketë një qeveri të mirë dhe të qëndrueshme pas zgjedhjeve të 27 tetorit. Pjesa e mbetur prej 29% janë optimistë, dhe një..

botuar më 24-10-25 11.49.PD
Svetosllav Çernev, kryetari i Organizatës Kombëtare të Bullgarëve të Vegjël

Festojmë Ditën e Njerëzve të Shkurtër

Sipas Organizatës Kombëtare të Bullgarëve të Vegjël, në Bullgari jetojnë rreth 450 persona me shtat të shkurtër, të rritur dhe fëmijë. Sipas kryetarit të organizatës, Svetosllav Çernev, qasja në mjedisin urban dhe në transportin publik është pa..

botuar më 24-10-25 10.51.PD

Shtatë parti ka të ngjarë të hyjnë në parlamentin e ri, dy të tjera janë në pragun e 4%

Nuk ka ndryshime të rëndësishme në qëndrimet e njerëzve në fund të fushatës zgjedhore në krahasim me fillimin. Këto janë rezultatet e një sondazhi sociologjik të “Trend”, të porositur nga “24 Çasa”, në periudhën 16-22 tetor 2024 përmes një..

botuar më 24-10-25 9.41.PD