Presidenti i Shqipërisë dhe ai i Bullgarisë Ilir Meta dhe Rumen Radev biseduan në Jerusalem dhe ranë dakord se inkurajimi i projekteve për Korridorin Nr. 8 duhet të jenë në qendër të bashkëpunimit mes dy vendeve tona. Meta e falënderoi Radevin për solidaritetin dhe bashkëpunimin e autoriteteve bullgare pas tërmetit tragjik në Shqipëri gjatë nëntorit të 2019-ës. Presidenti shqiptar falënderoi gjithashtu për përkrahjen e Sofjes ndaj integrimit evropian të Shqipërisë, duke shprehur bindje se vizita e ardhshme e Kreut të Shtetit bullgar në Tiranë do të ripohojë marrëdhëniet e shkëlqyeshme midis dy vendeve dhe dy popujve tanë. Meta dhe Radev janë në Jerusalem me rastin e Ditës së Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit.
Ndërtimi i një pjese të autostradës “Rilla”, e cila përfaqëson një degëzim të autostradës “Struma” dhe do të çojë drejt Maqedonisë së Veriut, do t’i jepet me koncesion një investitori privat. Këtë e deklaroi në qytetin Kjustendill ministri i..
Tre persona – dy shtetas bullgarë të rinj dhe një shtetase palestineze e moshuar, anëtare e familjes së njërës prej bullgarëve – janë evakuuar me sukses nga Rripi i Gazës, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. “Nxjerrja u krye në bashkëpunim të..
Qendra Inter Expo e Sofjes do të presë ekspozitën ndërkombëtare MachTech&InnoTech nga 30 shtatori deri më 3 tetor, me fokus në makinat dhe teknologjitë në përpunimin e metaleve. Marrin pjesë 150 ekspozues dhe mbi 500 marka nga 3 kontinente - nga..
Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi..
Kreu i partisë Veliçie, Ivelin Mihajllov, deklaroi në parlament se së bashku me partitë MEÇ dhe “Vëzrazhdane”, kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme..
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë të Kasacionit vendosi se kompetencat e prokurorit të përgjithshëm në detyrë përfundojnë automatikisht — ex lege — pas..