Për herë të gjashtë fondacioni “Shans për fëmijët dhe natyrën e Bullgarisë” organizon një konkurs letrar për një tregim ose ese me temë: “Edhe fëmijët pushtojnë botët. Trego se mundesh!”. Për herë të parë në konkursin me temën “Letra ime drejtuar Bullgarisë” morën pjesë fëmijë dhe adoleshentë bullgarë që kanë lindur apo banojnë në vende të ndryshme të botës. Pjesëmarrja më aktive në konkurs është e bullgarëve të rinj nga Spanja, Italia, Turqia, Gjermania, Franca, Norvegjia dhe Sllovakia. Juria me kryetar shkrimtarin Radosllav Gizginxhiev vendosi në vend të parë veprën e Jumjugjul Çavdarova (18 vjeçe) nga Turqia. Në vend të dytë është Bogosllova Petrova (17 vjeçe) nga Mühlenbecker Land, Gjermania, ndërsa në vend të tretë është Aleksandër Krumov (15 vjeçar) nga Bremeni i Gjermanisë.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..