U publikua për shqyrtim një projektligj për krijimin e Agjencisë Kombëtare për Lojërat e Fatit, e cila do ta zëvendësojë Komisionin Shtetëror për Lojërat e Fatit. Ndryshimi është në sinkron me praktikat evropiane, thuhet në motivet e parashtruara nga Ministria e Financave. Qëllimi është unifikimi i politikës fiskale dhe të licencës për të gjithë pjesëmarrësit në biznes. Kryeministri Bojko Borisov tha se nuk ka lidhje midis financimit të klubit të futbollit “Levski” dhe raportit të inspektimit financiar shtetëror, sipas të cilit mbi 100 mln euro nuk janë derdhur në thesar për shkak të trajtimit të ndryshëm të operatorëve të lotarive. Borisovi i quajti “absolutisht të rreme” pohimet për shtetëzimin e lotarive private dhe bëri thirrje që ato të paguajnë taksat përkatëse të licencës.
Mëngjesin e së premtes në zonat fushore dhe në ultësira do të ketë dukshmëri të reduktuar. Reshje shiu do të bien në veri të Bullgarisë, vende-vende në rajonet jugperëndimore dhe në Ultësirën e Trakisë së Epërme. Do të fryjë erë e lehtë, e cila në mbrëmje..
Në Bullgari ka shumë peshk. Përveç kësaj, vendi ynë është në një nivel shumë të lartë evropian të përpunimit. Këtë e tha për BNR në prag të Ditës së Shën Nikollës - festës së peshkatarëve dhe marinarëve, Dr. Jordan Gospodinov - drejtor ekzekutiv i..
Kreu i shtetit Rumen Radev ua ndau Distinktivin e Nderit të Presidentit veprimtarëve të shquar me arritje të rëndësishme në fushën e kulturës, arsimit dhe shkencës. Ndër të shpërblyerit janë: Vasill Vasilev - gazetar dhe kryetar i Komitetit..
Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 2.4 për qind në tremujorin e tretë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, treguan të dhënat..