Ministria bullgare e Punëve të Jashtme u rekomandon udhëtarëve jashtë, sidomos në destinacionet e rrezikshme, të ruhen nga virusi i ri i quajtur “korona” i regjistruar në Kinë. Ata duhet të shmangin kontaktin e ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes, të lajnë duart shpesh, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose me mjedisin e tyre. Duhet të shmanget kontakti i ngushtë me kafshë të gjalla ose të ngordhura, pavarësisht nëse janë shtëpiake apo të egra. Udhëtarët të mbajnë etiketën e kollës. Për këtë qëllim ata duhet të mbajnë distancën e domosdoshme dhe të mbulojnë gojën e tyre me pëlhura dhe veshje për përdorim të njëfishtë, duke kollitur ose duke teshtirë. Në rast të simptomave të sëmundjeve të frymëmarrjes, kërkoni ndihmë mjekësore para, gjatë ose pas udhëtimit, dhe nëse është e nevojshme kontaktoni ambasadat përkatëse bullgare.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..