Studentët nga diasporat bullgare në Shqipëri, Kosovë, Moldavi, Maqedoninë e Veriut, Ukrainë dhe Serbi nuk do të paguajnë taksa për studimin në shkollat e larta shtetërore bullgare. Ata do të marrin pa kusht edhe bursa nga 240 leva, përafërsisht 123 euro, gjatë vitit të parë të studimit. Vendimi u miratua nga qeveria dhe do të jetë në fuqi për studentët që do të pranohen për vitin shkollor 2020-2021. Parashikohet edhe mundësia që kandidatët të paraqesin dokumentet e tyre për klasifikim edhe nëpërmjet një portali në internet.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..