Për herë të dytë Bullgaria është duke marrë pjesë në konkursin “Pema Evropiane e Vitit”, bëri të ditur Ljuba Kollçeva nga fondacioni “EkoObshtnost”. Pjesëmarrja e parë bullgare ishte në vitin 2014 me Vidhin e Vjetër në Sliven. Qëllimi nuk është të paraqiten vetëm pemë të bukura dhe të vjetra, por të tregohen pemë me një histori interesante, të cilat janë bërë një simbol i bashkësisë vendase. Gjatë këtij viti një ah 500 shekullor – mbrojtës i fshatit Novo Sello në Veliko Tërnovo e prezanton Bullgarinë në konkurs. Votimi është në sajtin https://www.treeoftheyear.org/vote nga 1 shkurti deri në fund të muajit. Garojnë pemë nga 16 vende. Pema shekullore u nominua nga gazetarja Darina Arnaudov në konkursin kombëtar “Pemë me rrënjë”.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..