Instituti Kombëtar i Statistikave bëri të ditur se gjatë dhjetorit të vitit 2019 jashtë shtetit kanë udhëtuar 529 mijë shtetas bullgarë, ose me 10.6% më shumë në krahasim me dhjetorin e 2018-ës. Rritje më të madhe gjatë dhjetorit të vitit të kaluar ka pasur në drejtim të Turqisë, Greqisë dhe Gjermanisë. Ndërkaq, ka ulje të numrit të udhëtimeve drejt Francës, Suedisë, Sllovenisë. Vizitat e të huajve në Bullgari gjatë dhjetorit të 2019-ës janë 673 mijë, ose me 8.6% më shumë në krahasim me një vit më herët. Përqindja e vizitave të shtetasve nga BE-ja është 55.4%, ose с 6.4% më shumë në krahasim me vitin e kaluar. Më shumë është rritur numri i vizitave nga Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Austria. Në të njëjtën kohë më shumë janë pakësuar vizitat në Republikën e Çekisë, në Sllovaki dhe Belgjikë.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..