Kuvendi Popullor i Bullgarisë hodhi poshtë kërkesën e Partisë Socialiste Bullgare për mocion mosbesimi ndaj qeverisë aktuale të kryeministrit Bojko Borisov me 124 vota “kundër” dhe 102 “pro”. Për miratimin e mosbesimit duheshin të paktën 121 vota “pro”. Kjo ishte mocioni i katërt i mosbesimit ndaj kabinetit “Borisov 3”. Këtë herë arsyeja për të ishte “dështimi në politikën e mjedisit dhe të ujërave”.
Rezultatet e votimit ishin të pritura. Koalicioni qeverisës i partisë GERB dhe i “Patriotëve të Bashkuar” e ka përkrahjen e 116 deputetëve, votat e të cilëve nuk mjaftojnë për shumicë absolute. Ata ishin mbështetur nga tetë deputetët e pavarur në Kuvendin Popullor, 6 prej të cilëve janë nga partia nacionaliste “Ataka” (ish-anëtare e koalicionit të “Patriotëve të Bashkuar”). Partia opozitare “Volja”, abstenoi – kështu siç pritej. Nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë, e cila përkrahu mocionin e mosbesimit të kërkuar nga socialistët, akoma para votimit komentuan se në se mocioni i mosbesimit nuk i mbledh votat e domosdoshme, kjo do të thotë se në qeverisjen e Bullgarisë në fakt merr pjesë dhe partia “Volja”, kryetari i së cilës Veselin Mareshki përpiqet t’i bindë përkrahësit e vet se është “ një lojtar antisistemor”.
Siç ishte dhe në rastet e mëparshme të votimit të mocioneve të mosbesimit, në sallën plenare ishin të pranishëm disa nga ministrat, kurse Kryeministri nuk mori pjesë në seancë. Kryetarja e Parlamentit Cveta Karajançeva shpjegoi në lidhje me këtë se sipas rregullave të Kuvendit Popullor Kryeministri nuk është detyruar të jetë i pranishëm në sallë. Vetë Borisovi komentoi se me këtë votimin Partia Socialiste Bullgare dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë kanë bërë përpjekje të formojnë një koalicion dhe i falënderoi deputetët e “Patriotëve të Bashkuar” dhe GERB-it për përkrahjen.
Në zbatim të Kushtetutës, presidenti Rumen Radev nënshkroi një dekret për emërimin e qeverisë së propozuar nga i nominuari për kryeministër të përkohshëm, Dimitër Gllavçev . Kabineti i ri pritet të betohet menjëherë para Asamblesë Kombëtare. Në..
Në Turqi dhe Greqi presin një rendiment më të mirë të ullinjve Vjelja e vajit të ullirit në Turqi do të jetë rekord. Lulëzimi intensiv i ullinjve u dha shpresë prodhuesve akoma në pranverë pas sezonit të dobët të..
Bullgaria u përball me një tjetër problem në kërkimin e një rrugëdaljeje nga kriza politike që u bë konstante, pasi presidenti Rumen Radev refuzoi të miratojë një nga emrat e ministrave të propozuar nga kandidatja për kryeministre të përkohshme,..