Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti hodhi poshtë mocionin e mosbesimit ndaj kabinetit “Borisov 3”

| rinovuar më 20-01-29 1.27.MD
Foto: BGNES

Kuvendi Popullor i Bullgarisë hodhi poshtë kërkesën e Partisë Socialiste Bullgare për mocion mosbesimi ndaj qeverisë aktuale të kryeministrit Bojko Borisov me 124 vota “kundër” dhe 102 “pro”. Për miratimin e mosbesimit duheshin të paktën 121 vota “pro”. Kjo ishte mocioni i katërt i mosbesimit ndaj kabinetit “Borisov 3”. Këtë herë arsyeja për të ishte “dështimi në politikën e mjedisit dhe të ujërave”.

Rezultatet e votimit ishin të pritura. Koalicioni qeverisës i partisë GERB dhe i “Patriotëve të Bashkuar” e ka përkrahjen e 116 deputetëve, votat e të cilëve nuk mjaftojnë për shumicë absolute. Ata ishin mbështetur nga tetë deputetët e pavarur në Kuvendin Popullor, 6 prej të cilëve janë nga partia nacionaliste “Ataka” (ish-anëtare e koalicionit të “Patriotëve të Bashkuar”). Partia opozitare “Volja”, abstenoi – kështu siç pritej. Nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë, e cila përkrahu mocionin e mosbesimit të kërkuar nga socialistët, akoma para votimit  komentuan se në se mocioni i mosbesimit nuk i mbledh votat e domosdoshme, kjo do të thotë se në qeverisjen e Bullgarisë në fakt merr pjesë dhe partia “Volja”, kryetari i së cilës Veselin Mareshki përpiqet t’i bindë përkrahësit e vet se është “ një lojtar antisistemor”.

Siç ishte dhe në rastet e mëparshme të votimit të mocioneve të mosbesimit, në sallën plenare ishin të pranishëm disa nga ministrat, kurse Kryeministri nuk mori pjesë në seancë. Kryetarja e Parlamentit Cveta Karajançeva shpjegoi në lidhje me këtë se sipas rregullave të Kuvendit Popullor Kryeministri nuk është detyruar të jetë i pranishëm në sallë. Vetë Borisovi komentoi se me këtë votimin Partia Socialiste Bullgare dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë kanë bërë përpjekje të formojnë një koalicion dhe i falënderoi deputetët e “Patriotëve të Bashkuar” dhe GERB-it për përkrahjen.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Të jetë i përfaqësuar politikisht - shpresa e pashpresë e votuesit bullgar

Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..

botuar më 24-10-27 9.25.PD
Абдуллах Йоджалан

Ngjarjet me adresë ballkanike

Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..

botuar më 24-10-26 2.00.MD

Fushata e dobët zgjedhore dhe pritshmëria për një tjetër votim të parakohshëm vitin e ardhshëm

Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..

botuar më 24-10-25 1.22.MD