Më se 300 prodhues bullgarë, tregtarë të huaj dhe ekspertë nga Holanda, Italia, Hungaria dhe Zvicra marrin pjesë në Forumin Ndërkombëtar “InteliFresh 2020”, që zhvillohet në Sofje më 31 janar. Pjesëmarrësit diskutojnë mundësitë për prodhimin e perimeve dhe frutave bullgare me cilësi, si dhe për depërtimin e tyre më të gjerë në zinxhirët tregtarë dhe në tregjet e jashtme. Pjesëmarrësit kërkojnë përgjigjen e pyetjeve pse në dyqanet bullgare gjithnjë e më rrallë ofrohen perime dhe fruta bullgare, pse perimet dhe frutat e prodhuara në vend janë më të shtrenjta se sa ato që importohen nga vendet fqinje etj. Organizatorët janë me shpresë të arrihen kontrata konkrete pasi në forumet e mëparshme çdo pjesëmarrës i pestë arriti kontratë për prodhimin e tij.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..