Kalaja Romake Petriç – e panjohur madje për arkeologët, së shpejti do të shndërrohet në një atraksion të ri turistik. Ajo gjendet në një drejtim të kundërt të qytetit me të njëjtin emër Petriç (Bullgari Jugperëndimore). Petriç Kale është afër kryeqytetit tonë detar Varna, vetëm për 20 minuta udhëtim me veturë. Është ndërtuar afër Rrafshnaltës së Avrenit.
Nga kështjella shtrihet një horizont i gjerë nga veriu drejt territoreve, nga të cilat eventualisht mund të vinte ndonjë sulmues dhe pikërisht për këtë shkak në kështjellë ka pasur banorë gjatë tërë Mesjetës – na shpjegon arkeologia Maria Manollova – Vojkova – udhëheqëse e gërmimeve dhe studimeve gjatë 2-3 viteve të fundit:
Vendasit besojnë se kështjella është themeluar nga Mbreti Petër I (i cili ka udhëhequr në periudhën 927 – 969). Kështu është shkruar në legjendat e ndryshme të dokumentuara gjatë shekullit XX. Është interesante se kur njeriu e shikon kështjellën brenda, do të shohë se dominon guri. Mendojmë se ky emër Petriç vjen nga fjala greke “petros” – gur. Kështjella është nga një etapë më e hershme dhe nuk ka të bëjë vetëm me Mesjetën Bullgare. Ndoshta është krijuar gjatë epokës së vonshme romake dhe është përdorur për mbrojtje të Marcianopolit – një prej qyteteve më të mëdha romake në atë kohë, sot në kufijtë e Bullgarisë. Mendimi i gabuar se është nga Mesjeta i detyrohet faktit se Petriç Kale është e njohur para se gjithash nga burimet historike të autorëve të ndryshëm evropianoperëndimorë të lidhur me kryqëzatën e Vladislav Varnençikut nga viti 1444. Mirëpo, edhe gjatë Mesjetës kjo kështjellë–qytet mbetet me rëndësi strategjike. Përmendja e parë e Petriç Kale është në shekullin XII, kur një gjeograf arab ka përshkruar dislokimin e saj – në rrugën nga Veliki Prersllav për në Varna. Gjatë shekullit XV kështjella u ka bërë përshtypje shumë autorëve nga Evropa Perëndimore dhe autorëve osmanë, të cilët e përshkruajnë si një qytet të madh me fortifikim solid.
Gërmimet e Petriç Kale janë në një etapë shumë të hershme – thotë Maria Manollova-Vojkova. Çdo vit hidhet pak dritë mbi kronologjinë dhe pamjen arkitekturore të Petriç Kale.Grumbullimi i gjithnjë e më shumë të dhënave do të tërheqë interesin jo vetëm të historianëve, por edhe të turistëve. Ky është një objekt i ruajtur shumë mirë – shton arkeologia.
Këtë stinë ne studiuam një prej kullave të kështjellës. U befasuam shumë këndshëm se pajisjet janë ruajtur shumë mirë – na tregon Maria Manollova-Vojkova. – Shumë interesante është hyrja e kullës, me një derë të ruajtur dhe një arkë mbi të. Kjo për ne ishte një befasim i madh. Tërë Rrafshnalta e Avrenit është krijuar prej një shkëmbiprej guri gëlqeror, shkëmb ky i cili punohet shumë lehtë. Gjithçka në kështjellë është bërë prej dorës së njeriut. Ka gjithashtu një shkallë, e cila është përdorur si një shteg sekret i prerë në shkëmb. Ajo na bëri një përshtypje shumë të madhe edhe me këmbët e saj. Në vetë pjesën qendrore të kështjellës mund të shihet një cisternë e madhe, e cila është prerë në të njëjtën mënyrë në shkëmb. Sipas llogaritjeve të arkeologëve në të janë mbajtur mbi 700 kubikë ujë dhe kështu janë siguruar rezerva uji të pijshëm për një kohë të gjatë, madje në vazhdim të rrethimeve të vazhdueshme të armikut. Kështjella duhet të vizitohet nga turistët, sepse ajo është një nga shembujt e paktë, sidomos në veri të malit Stara Pllanina, ku jeta nuk është ndërprerë në vazhdim të shumë shekujve – duke filluar nga periudha romake e gjer tek Mesjeta e vonshme. Përveç kësaj ajo është ruajtur e pandryshuar për shkak të gjendjes së saj gjeografike, nuk është përdorur për material ndërtimor, siç ka qenë fati i shumicës së kështjellave bullgare – si Presllav dhe Pliska për shembull.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: bg.wikipedia.org dhe archaeo.museumvarna.comNë kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të..
Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..
Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..
Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas..