Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Godinat industriale nga koha e modernizmit – me një fat të mjerë

Mbeturinat e Fabrikës së Sheqerit në Sofje, fundi i vitit 2019
Foto: whata.org

Dy kritikë të rinj arti i venë vetes për qëllim gjatë vitit të tanishëm të drejtojnë vëmendjen mbi arkitekturën e neglizhuar industriale nga koha e modernizmit bullgar. Trashëgimia  e tij në periudhën midis të dyja luftërave botërore, sot po shkatërrohet, “vetëdigjet” ose rrëzohet, pa shkaktuar reagime të konsiderueshme shoqërore të rezistencës dhe zemërimit.

Modernizmi hyn në vendin tonë me ndihmën e shkollave evropiane, në të cilat arkitektët e ardhshëm bullgarë arsimohen. Gjatë kthimit të vet, bullgarët që kanë mbaruar universitetet më prestigjioze, krijojnë jo vetëm godina shembullore publike dhe shtëpi private, por dhe fabrika të shumta, pajisje hekurudhore, ura, thertore, duke iu përgjigjur zhvillimit të stuhishëm të industrisë tek ne.

Arkitektura industriale është interesante me këtë se përmes saj hyjnë tendencat e fundit si dhe materialet më të reja ndërtimore – tregon Vasill Makarinov nga fondacioni “Modernizmi arkitekturor bullgar”. 

Për shembull, çudit përdorimi i qelqit dhe i betonit  për t’u dhënë një formë kubeje hapësirave të mëdha. Kjo në fakt është e diktuar nga kërkimet funksionale - që të mund të ketë një proces prodhues në fabrikë, është e nevojshme një hapësirë e madhe për vendosjen e pajisjeve, si dhe një ndriçim i mirë. Këto elemente gjejnë një përdorim të gjerë po kështu në arkitekturën qytetare midis viteve 20 dhe 40 të shekullit të kaluar, pavarësisht se deri në një shkallë të madhe paraqitjet e tyre identifikohen pikërisht në objektet industriale.

Thertorja e Sofjes, përpara dhe tani / Foto: @BGarch203040

Mjerisht nuk do të kalojë shumë kohë dhe për rrymën modernizëm në arkitekturën tonë industriale do të gjykojmë vetëm nga fotografitë e bëra në gjysmën e parë të shekullit të kaluar. Në fund të vitit të kaluar, me vendim të pronarit, deri në themel qe shkatërruar uzina hekurudhore në kryeqytet – një godinë e jashtëzakonshme e arkitektit Panajot Kallçev, e cila përbën  salla dhe depo të shkëlqyera me një konstruksion të brinjëzuar me beton të armuar dhe dritare papafingo të formuara shumë bukur në formë arke.

Uzina hekurudhore në Sofje, pak përpara se të shkatërrohet / Foto: @BGarch203040

Akoma është i freskët shembulli me depot e duhanit në qytetin Plovdiv të djegura gjatë vitit 2016. Konstruksionet e tyre të brendshme shumë të vlefshme prej druri humbën përgjithmonë, kurse për zjarrin qe akuzuar një endacak. Të shkatërruara përgjithmonë ose duke u shkatërruar e të lëna në mëshirën e fatit janë dhe shumë godina të tjera në qytetet më të mëdha të Bullgarisë. Përse kjo trashëgimi arkitekturore gjithnjë e më rrallë njihet si një vlefshmëri?

Djegia e depove të duhanit në qytetin Plovdiv / Foto:dnevnik.bg

Kjo është një çështje mjaft e vështirë për t’u shqyrtuar – përgjigjet Vasill Makarinov. Nga njëra anë, një pasqyrë e regjistrave të shfletuar tregon se nuk ka shumë godina me statut të një vlere kulturore në arkitekturën industriale, kurse nga ana tjetër regjistri tregon se jo gjithmonë ky statut mund t’i ruajë objektet. Një shembull i shëmtuar në këtë drejtim është Fabrika e Sheqerit pothuajse e shkatërruar në Sofje, megjithëse godina është me statut.

Fabrika e sheqerit në Sofje - viti 1900/Foto: bg.wikipedia.org

Mbase një nga armët e mira për mbrojtje të trashëgimisë arkitekturore është njohja e saj në kuptimin më të gjerë - jashtë leximit juridik të nocionit “vlerë kulturore”. E pikërisht, si objekte mbartëse të kujtimit për historinë ekonomike dhe për arkitekturën e vendit nga periudha përkatëse.

Instituti Kombëtar për Trashëgimi Kulturore e të Paluajtshme, është institucioni i cili duhet të ndjekë ruajtjen e godinave. Por, në praktikë kjo nuk ndodh, pohon Vasill Makarinov. Prandaj ai, bashkë me bashkëmendimtarin e tij Teodor Krakolev, nis një fushatë edukative – sqaruese për vlefshmërinë e godinave. 

Kujdes! Një diversion barbar - Një mbishkrim në gardhin e depove të djegura të duhanit në qytetin Plovdiv / Foto: dnevnik.bg

Kur një pronar  kupton se godina e tij ka vlerë në pamjen e vet origjinale, ai do të jetë njeriu i fundit, i cili do t’i verë dorë këtij objekti dhe mbase do të ndërmarrë masa ose ta ruajë, ose vetë ai të jetë figura fituese, beson kritiku i artit.

Thertorja e Sofjes, përpara dhe tani / Foto: @BGarch203040

Ai jep shembull me ndërtesa të ngjashme në Evropë, të cilat janë të kthyera në hapësira për art dhe alarmon për masa të ngutshme që duhet të ndërmerren për ish thertoren bashkiake të kryeqytetit, në qoftë se duam që një nga shembujt më të mirë të modernizmit bullgar nga periudha midis dy luftërave të shpëtohet.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një valë kulturore franceze po përfshin Sofjen në javët e ardhshme

Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti  është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..

botuar më 24-10-16 7.20.PD

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD

Takim në Ambasadën e Shqipërisë me studentët e Universitetit të Sofjes

Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..

botuar më 24-10-06 12.05.MD