Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një bullgar është në spital për mjekim dhe analiza pas kthimit të tij nga Shangai

Spitali "Shën Marina" në qytetin e Varnës
Foto: arkiv

Në spitalin “Shën Marina” në Varnë (Bullari Lindore) ndodhet një pacient 43-vjeçar, i cili është kthyer nga Kina. Në aeroportin e Varnës është regjistruar temperatura e tij e lartë. Ka kaluar kontroll mjekësor dhe është në gjendje të mirë, pa probleme me frymëmarrjen. Janë marrë kampione dhe po zhvillohen analizat, të cilat do të tregojnë në se bëhet fjalë për koronavirusin e ri.

Burri ka punuar si saldues në një anije në Shnagai dhe pas skadimit të kontratës së tij është kthyer në Bullgari.

Gjendja e gruas, e cila ndodhet në spitalin e qytetit të Dobriçit (Bullgari Lindore) pas kthimit të saj nga Tailanda, është e mirë. Analizat e saj kanë treguar se nuk është prekur nga koronavirusi i ri.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev: Përdorimi i drogës nga të rinjtë rrezikon kombin tonë

Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...

botuar më 25-02-18 6.03.MD

Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë kundër hyrjes së Bullgarisë në eurozonë

Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...

botuar më 25-02-18 4.37.MD
Atanas Zafirov

Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar pjesëmarrjen bullgare në forcat paqeruajtëse në Ukrainë

Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...

botuar më 25-02-18 2.35.MD