“Marrëveshja e Gjelbër e BE-së” për Bullgarinë është problem i madh, pasi 60 për qind nga energjia elektrike në vend sigurohet nga centralet me qymyrgur. Këtë e tha kryeministri Bojko Borisov para gazetarëve bullgarë gjatë vizitës pune në Bruksel. Sipas tij, BE-ja mezi do të heqë dorë nga “Marrëveshja e Gjelbër” e cila parashikon emetime zero neto të karbonit deri në vitin 2050. Ja përse brenda 10 viteve të ardhshme Bullgaria duhet të kërkojë mekanizma për zëvendësimin e qymyrgurit, si dhe teknologji të cilat të mos ndotin ambientin rrethues.
Pyetjes lidhur me pranimin e pritur të vendit në dhomën e pritjes të eurozonës, kryeministri iu përgjigj, se Bullgaria nuk do të mbrapsë nga kursi i tanishëm i këmbimit të levës kundrejt euros pas aderimit në mekanizmin, gjë që paraprin vënien në qarkullim të valutës unike.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..