Pa debate parlamenti miratoi ndryshimet në Ligjin e Lojërave të Fatit propozim për të cilat bëri lideri i Frontit Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë Valeri Simeonov. Me këto amendamente hiqen lotaritë private. Licencat e operatorëve privat të bixhozit do të revokohen pas botimit të ligjit në Gazetën e Shtetit, në se presidenti nuk do të vendosë veto. Kështu shteti nëpërmjet “Lotarisë Sportive Bullgare” do të marrë monopol në organizimin e lojërave të fatit. Ndryshimet në ligj prekin kompanitë private “Lotaria Kombëtare” dhe “Lotaria Bullgaria” në të cilat pjesën mazhoritare e mban biznesmeni Vasill Bozhkov. Javën e kaluar Prokuroria e paditi për udhëheqjen e grupit të organizuar kriminal, krime tatimore, shantazh, shtrëngim, pastrimin e parave dhe ryshfete.
Mjekët e rinj nga nisma “E ardhmja në Bullgari” po protestojnë përsëri. Ata do të mblidhen pasdite para Ministrisë së Shëndetësisë, nga ku do të marshojnë përgjatë Bulevardit “Car Osvoboditell” deri në Sheshin “Orllov Most”. Demonstrata pritet të..
Po zhvillohen negociata për forcimin e mbrojtjes ajrore të Bullgarisë me mjete nga aleatët, bëri të ditur ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov gjatë një dëgjese në komisionin parlamentar për mbrojtje. “U ndërmorën masa parandaluese për forcimin e..
Kapaciteti i energjisë diellore për prodhimin e energjisë elektrike në Bullgari ka tejkaluar 4 gigavat (GW) gjatë vitit 2025. Kjo është e barabartë me katër reaktorë të mëdhenj bërthamorë, tha për BGNES dr. Maria Trifonova, pedagoge në Fakultetin..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet..
Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë..