Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Artisti vizual Bojan Georgiev ka shans për “Oskar”

Foto: haskovo.live

Ai pikturon me ndihmën e dritës dhe me të prek sa trishtimin, kaq dhe frymëzimin dhe gëzimin e jetës. Kurse sot qëndron nën ndritën e projektorëve për shkak të  mjeshtërisë të tij të madhe si artist vizual. Ai është bullgari, i cili së shpejti do të kalojë nëpër qilimin e kuq në Hollywood me shpresën të ngrejë një nga statujat “Oskar”.

Bojan Georgiev është pjesë e ekipit të studios së Londrës MPC, inominuar për “Oskar” në kategorinë për efekte më të mira vizuale për punën e tij mbi “Mbretin Luan“. Në ceremoninë në Los Anxheles, Shoqëria e Efekteve Vizuale (Visual Effects Society) nominoi filmin në tri kategori, përfshi dhe në atë më prestigjioze – për efekte të jashtëzakonshme vizuale që konsiderohet për ekuivalent të “Oskarit”.

Bojani 24 vjeç ka krijuar ndriçimin e filmit. Por kjo nuk është një detyrë e zakonshme teknike, me qenë se forcimi i ngjyrave, krijimi i kontrastit të imazheve dhe metodat e tjera artistike plotësojnë sugjerimin skenik dhe ndikojnë mbi emocionet e spektatorëve. “Përfytyroni sesi një pjesë teatrale kërkon ndriçim dramatik, i cili të kontribuojë  për historinë dhe ndjenjat – pikërisht këtë e bëj unë, por në kompjuter me një softuerë të posaçëm”, sqaron ai.

Bojani e ka kaluar fëmijërinë e tij në qytetin Dimitrovgrad përpara ekranit –imazhet e pikturuara shtojnë ngjyrat e ëndrrave të tij, kurse provat e tij të para në 3D grafikën dhe në pankartat shkollore e kanë konfirmuar vendimin e tij të bëhet animator.  Prandaj ai zgjedh universitetin prestigjioz anglez  University of Hertfordshire, ku përfundon degën e animacionit kompjuterik 3D.

Jeta të çon në një rrugë, pavarësisht nga fakti nëse e ndien këtë, apo jo – thotë Bojan Georgiev. Si i vogël prindërit e mi më inkurajonin të mësoj shumë, të bëj atë e cila më tërheq dhe më pëlqen më tepër, të mund të kem liri.Por asnjëherë nuk i lejuan vetes të më inkurajojnë në një drejtim, të cilin ata vetë e mendonin si të mirë për mua. Besoj se, është e rëndësishme që prindërit të kenë besim tek fëmijët e vet dhe të përkrahin zgjedhjen e tyre.”

Akoma si student, Bojani filloi punë në studion e animacionit në Londër, kurse për “Mbretin Luan” është i ftuar nga ekipi i filmit.

Çdo gjë të cilën e shikojnë spektatorët – bile dhe luanët, janë piksele, të bëra në kompjuter prej artistëve të shumtë –e ngre pak perden ai.Qe një sfidë mjaft e madhe, sepse filmi duhej të duket realist dhe njëkohësisht historia të jetë e treguar me mjaft artistizëm, që të mos t’i ngjajë një dokumentari. Por, më e rëndësishmja qe që spektatori të harrojë për çdo gjë anësore – a është bërë filmi në sheshin e xhirimit ose në kompjuter, siç është në rastin tonë, a është realist ose jo. Publiku duhet ta shijojë historinë, sepse ajo është më e rëndësishmja”.

Pas afirmimit të tij si artist vizual, sot Bojani është gati ta bëjë hapin tjetër dhe pavarësisht dhe përkohësisht, të ngrihet nga kompjuteri.

Nganjëherë është me rëndësi të  mos fokusohesh tepër në diçka kaq specifike, që të mos të humbasësh pamjen më të madhe – mendon Bojan Georgievi.Do të më ishte interesante të merrem me punë, në të cilën të kontrolloj të gjithë situatën dhe të mos ketë nevojë të qëndroj përpara kompjuterit. Regjisor, operator - mendoj se mund të kem detyra mjaft interesante në këto role.

Edhe pse është në fillim të karrierës së vet, Bojani tanimë është afruar pranë formulës së suksesit: “Ajo e cila i lidh të gjithë njerëzit e talentuar dhe të njohur, është se janë të mirë dhe modestë, ata punojnë me përkushtim dhe me pasion të madh. Por përveç se punojnë me këmbëngulje, ata u ndihmojnë dhe njerëzve nga ekipi.” Mbase prandaj dhe nuk e pranon me emocion tepër të madh mundësinë të ndajë “Oskarin” me njerëzit e tjerë nga ekipi. “Kur e filloj një projekt e bëj me dashuri dhe nuk mendoj shumë për dekoratat”, shton ai.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Walt Disney Pictures, arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja në vitet '70 në fotografi unike arkivore

Si dukej Sofja në vitet 1970? Kësaj pyetjeje i përgjigjet ekspozita fotografike "Stacioni Sofja '70" me foto arkivore të fotografit të njohur bullgar Panajot Bërnev. Arkivi i panjohur me fotografi të Panajot Bërnev na kthen në..

botuar më 24-09-01 10.35.PD

40 vjet nga themelimi i “Apolonia”

Pak vite përpara se të ndjenim frymën e lirisë që erdhi pas rrëzimit të Murit të Berlinit, shumë muzikantë, artistë, shkrimtarë performonin për herë të parë në skenat e festivalit "Apolonia" në Sozopoll . I njohur asokohe me pseudonimin..

botuar më 24-08-27 6.45.PD

Kujtimi i basit të operës Boris Hristov si emblemë e Bullgarisë nga fundi i shekullit të XX-të

Një ekspozitë fotografike kushtuar personalitetit të basit të madh bullgar të operës Boris Hristov mund të shihet deri më 28 gusht në Sofje. Ekspozita organizohet nga departamenti "Kultura, Arkeologjia dhe Trashëgimia Kulturore" e Bashkisë së..

botuar më 24-08-25 10.15.PD