Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja – me buxhet “të gjelbër” prej 884 mln eurosh për vitin 2020

Foto: ADonsky / iStock

Këshilli Bashkiak i Sofjes miratoi buxhetin e radhës të madh vjetor për kryeqytetin e Bullgarisë. Që të bëjmë krahasim le të përmendim se qyteti i dytë për nga madhësia në vend Plovdiv është me buxhet prej rreth 175 mln eurosh. Kjo do të thotë se Sofja është jo vetëm qyteti më i madh, por edhe qyteti më i fuqishëm në plan ekonomik dhe financiar në Bullgari. Atje banojnë rreth 1.2 mln veta dhe punojnë mbi 700 000 veta, të cilët krijojnë rreth 40 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto në vend.

Pjesa më e madhe e mjeteve të buxhetit u është drejtuar dy prioriteteve strategjike, mbi të cilat duhet të punohet gjatë 4 viteve në vijim – investimet në lagje (rrugët, trotuaret, kopshtet e fëmijëve, shkollat dhe transporti urban) dhe përmirësimi i pastërtisë së ajrit. Një vëmendje e posaçme u është kushtuar veprimtarive të lidhura me shëndetësinë, kulturën, arsimin dhe sigurinë. Modernizimi i transportit urban dhe i infrastrukturës së tij vazhdon të jetë prioritet i bashkisë. Mbi 87 mln euro janë mjetet e parashikuara në buxhetin e Bashkisë së Sofjes për modernizimin e infrastrukturës rrugore dhe mbi 69 mln euro për përmirësimin e transportit urban. Dhe kjo nuk është e rastit, sepse ai konsiderohet si një prej ndotësve më të mëdhenj të ajrit. Në këtë sfond 14 mln eurot për gjelbërim duken mjaftë modeste. Mirëpo, ka mendim se linja e tretë e metrosë në Sofje, e cila duhet të hapet gjatë muajve të afërt, gjithashtu do të ketë një ndikim pozitiv mbi pastërtinë e ajrit, sepse do të pakësojë udhëtimet me automjete në qytet.

Sofja, megjithë moton e vet “Rritet, por nuk plaket” është një qytet me popullsi në plakje. Përqendrimi i njerëzve të rinj në kryeqytet është shumë i madh në krahasim me qytetet e tjera të Bullgarisë, për shkak të universiteteve dhe mundësive për punë. Sidoqoftë, problem demografik ka dhe autoritetet në qytet janë të qartë dhe të vendosur për ta ndryshuar tendencën duke krijuar kushte më të mira për të rinjtë dhe familjet e tyre. Prandaj mbi 30 mln euro nga buxheti i Bashkisë së Kryeqytetit për vitin 2020 do të investohen në ndërtimin e kopshteve të fëmijëve, çerdheve, shkollave dhe në remontet e tyre. Me mjetet e bashkisë do të ndërtohen 9 kopshte fëmijësh, 2 çerdhe dhe 6 shkolla. Ka gjithashtu projekte për ndërtimin e akoma 4 shkollave dhe 7 kopshteve me vlerë mbi 20 mlrd euro.

Duam të zgjidhim dy probleme. Në programin e kapitalit të mbrojmë më shumë mjete për investime në lagje – në rrugët e lagjes, në trotuare, parkingje, kopshte fëmijësh, shkolla. Të vazhdojmë përmirësimin e transportit urban, të garantojmë investimet në ekologji për përmirësimin e cilësisë së ajrit, për rimëkëmbjen e parqeve, të kopshteve të fëmijëve, për pyllëzimin” – tha kryetarja e bashkisë së Sofjes në mandat të katërt Jordanka Fandëkova.

Sofja mund të mos jetë qyteti më i bukur në Evropë, ose në Bullgari, por me siguri është i preferuar nga bullgarët, tashmë edhe nga mjaftë të huaj. Dhe kjo është kështu jo vetëm për shkaqe ekonomike, por edhe për shkak të pasurisë së ruajtur të gjelbër të qytetit, i cili ndodhet buzë malit të bukur Vitosha. Kjo veçori bashkë me faktin se Sofja është një qendër kulturore, administrative dhe artistike e vendit, e bën tërheqëse për punë dhe jetë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga minimale do të rritet me 144 leva vitin e ardhshëm

Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..

botuar më 24-10-23 3.21.MD

FMN parashikon një inflacion prej 2.8% në Bullgari për vitin 2024

Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..

botuar më 24-10-22 6.30.MD

Qeveria e përkohshme do të zbatojë ligjin dhe paga minimale bëhet 1077 leva (545 euro)

Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..

botuar më 24-10-21 10.08.PD