Shoqatat e biznesit në Bullgari kërkojnë dorëheqje në Holdingun Energjetik Bullgar, Termocentralin “Marica-Iztok 2” dhe Bursën Energjetike për shkak të çmimeve të larta të korrentit në tregun e lirë.
Energjia elektrike për industrinë në Bullgari është më e shtrenjta në Evropë, pohojnë përfaqësuesit e biznesit. “Çmimet e korrentit për nevojat industriale janë midis 20% dhe 50% më të larta në krahasim me ato për konkurrentët tonë evropianë. Arsyeja për këtë është menaxhimi i keq që nuk i respekton parimet tregtare dhe korrupsioni në sferën e energjetikës”, pohuan drejtorët e katër organizatave.
Në një letër të hapur sindikatat përkrahën politikën shtetërore të mbrojtjes së Termocentralit “Marica-Iztok 2” dhe akuzuan sipërmarrësit se i prezantojnë faktet dhe çmimet në mënyrë jo të drejtë dhe manipulative.
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, në Sofje 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht i vranët, në zonat juglindore me reshje shiu. Në Bullgarinë Jugperëndimore do të ketë thyerje dhe ulje më të theksuara të vranësirave...
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror Borisllav Sarafov, u shpreh qëndrimi se Prokuroria dhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk do të jenë..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..