Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për jetën e britanikëve në Bullgari pas Brexit

Foto: reuters.com

Pas një anëtarësie prej 47 vjetësh në Bashkimin Evropian, Britania e Madhe  iku zyrtarisht prej tij më 31 janar sivjet. Në fund të vitit 2020  Bashkimi do të humbasë një nga tre kontribuuesit më të mëdhenj të parave në buxhetin e përbashkët. Pas Brexitit  shtetasit e Bashkimit Evropian u pakësuan me 66 milionë, kurse territori i tij u ngushtua me 5,5%. Sipas marrëveshjes së arritur deri në këtë moment midis Londrës dhe Brukselit, shtetasit e Bashkimit Evropian të cilët jetojnë në Britaninë e Madhe, duhet të regjistrohen, që të mund të ruajnë të drejtën e vet të jetojnë dhe të punojnë në Britaninë e Madhe.

Sipas fjalëve të Emma Hopkins - ambasadore e Britanisë së Madhe tek ne, deri në fund të këtij viti  çdo një bullgar mund të vendoset në Britaninë e Bashkuar dhe ka të drejtën të marrë statut të një vendbanimi të përhershëm afatgjatë. Nga data 1 janar 2021, kur do të aplikohen rregullat e reja të imigracionit, në qoftë se janë turistë, qëndrimi i tyre nuk mund të jetë më i gjatë se 90 ditë. Sa u përket britanikëve, të cilët kanë zgjedhur të jetojnë në shtete të tjera nga Bashkimi Evropian, procedurat janë të ndryshme në varësi nga shteti ku gjenden. Sipas zonjës Hopkins, 10 500 janë britanikët të cilët janë regjistruar dhe duan të mbeten tek ne. Biseda me një anglez dhe një skocez, të cilët kanë zgjedhur të jetojnë në Bullgari, tregon se për të dy Brexit është diçka, e cila nuk duhej që të ndodhte. Shpresojnë se në periudhën e tranzisionit çdo gjë do të mbetet si deri tani, por çfarë do të ndodhë pas kësaj - nuk e dinë.

Skocezi David Devine  është mësues, për të cilin mundësia të udhëtojë është me rëndësi.  

Kemi akoma 5 muaj, në të cilat qetësisht mund të udhëtojmë dhe 11 muaj një marrëveshje tregtare. Nuk mendoj se do të ndiej ndryshimin të paktën deri më 30 qershor, kur udhëtimi deri në Britaninë e Madhe do të ndërlikohet, do të ketë radhë të gjata në aeroport. Shpresoj se për mua personalisht nuk do të ketë problem  të udhëtoj që këtu deri në Skoci, por mbase do të kem, në qoftë se udhëtoj mbrapsht që aty  deri në Bullgari.

Nëse do të ketë nevojë prej dokumenteve të reja, me të cilat të vazhdojë jetën e tij që këtu e tutje, ai pohoi se nuk e di, me qenë se akoma po vazhdojnë bisedimet, të cilat janë të lidhura me britanikët të cilët jetojnë në territorin e një shteti tjetër nga Bashkimi Evropian.  

Kam një kartë identiteti, por akoma nuk kam një dokument për një qëndrim të përhershëm në Bullgari. Vetëm kam një të tillë për një qëndrim më të gjatë. Këtu jam prej 8 vjetëve. Kaloi kohë përpara lëshimit të kartës sime të re të identitetit. Ajo e mëparshmja skadoi, derisa isha në Britaninë e Madhe, kështu që është e mundur që ky të jetë shkaku të mos ta kem këtë leje për një qëndrim të përhershëm”.

Qëkurse është në Bullgari David paguan dhe sigurimet e tij shëndetësore. Deri tani vetëm njëherë ka përfituar nga kujdeset mjekësore në Bullgari. Për shkak të një incidenti  gjatë kohës së një loje të futbollit, ku e theu kyçin. Ai shkoi në spital, por me qenë se nuk arriti deri tek salla e operacionit, qëndrimi i tij aty, në praktikë ishte falas. Çështja për ndryshimet në shëndetësi për shtetasit britanikë pas Brexitit, tani për tani po kështu mbetet e hapur.

Anglezi Nigel Hutchins i cili merret me punimin e suvenirëve, mendon se dokumentet nga të cilat  do të ketë nevojë  për biznesin e tij pas Brexitit do të jenë të ngjashme me këto, të cilat i ka pasur përpara se Bullgaria të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Ai jeton tek ne prej 24 vjetëve, sepse gruaja e tij është bullgare, kurse vendi i tij i dashur është kryeqyteti Sofja:

Mua më pëlqen shumë Sofja, sepse mendoj se këtu njerëzit janë shumë më të kulturuar sesa në qytetet krahinore. Mendoj se jashtë Sofjes, çdo një di të gjitha për të gjithë, nuk mund të kesh një gjë sekrete  dhe nga secili mund të kuptosh çdo gjë. Kjo fare nuk më pëlqen”.

Pavarësisht nga kjo Nigel Hutchins është kategorik se nuk planifikon  kthimin e tij në Britaninë e Madhe dhe do të mbetet tek ne.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD
Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD