Ministrja e turizmit Nikolina Angellkova është për vizitë pune në Varshavë, e shoqëruar nga delegacioni bullgar, në të cilin marrin pjesë kryetarë bashkie dhe përfaqësues të biznesit turistik.
Në programin e Angellkovës është parashikuar takim me kryetarin e organizatës turistike të Polonisë Robert Anxhejçik (Rober Andrzejczyk) që është gjithashtu kryetar i Komisionit Evropian të Udhëtimit.
Do të zhvillohet Forum Biznesi Bullgari-Poloni, ku do të prezantohen potenciali i biznesit turistik bullgar dhe mundësitë për rritjen e shkëmbimit të ndërsjellë të turistëve.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..