Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari sot feston përvjetorin e vet të 30-të. Ndër mysafirët e pritjes së organizuar me këtë rast do të jenë deputetë, Presidenti Rumen Radev, Kryeministri Bojko Borisov, ministra.
Në fillim të ndryshimeve demokratike gjatë vitit 1990 kongresi i jashtëzakonshëm i Bashkimeve të Pavarura Profesionale u bë kongresi i themelimit të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari. Për kryetar ishte zgjedhur profesori Krëstjo Petkov.
Ideja e themelimit të kësaj organizate ishte që të kapërceheshin stereotipat e nomenklaturës, të cilat e pengonin mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.
Sot organizata është në krye me Pllamen Dimitrovin dhe bashkë me Konfederatën e Punës “Podkrepa” janë dy sindikatat më të mëdha profesionale në vend.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..