Me ceremoni solemne në qytetin e Plevenit (Bullgari Veriore ) studimin e tyre e filluan 300 studentë të huaj nga 32 vende. Ceremonia u zhvillua në gjuhën angleze në Universitetin e Mjekësisë të qytetit. Mysafirë të ngjarjes ishin përfaqësues të misioneve diplomatike të Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe në Sofje.
Ndër studentët e ri më i madh është numri i italianëve (178), pastaj renditen shtetasit e Britanisë së madhe (20), Gjermanisë, (15), Pakistanit (12), Turqisë (12) dhe Japonisë (12), ka edhe studentë nga India dhe Greqia.
Për herë të parë sivjet ka dhe studentë nga Gjeorgjia dhe Libani.
Në vitin 1997 Universiteti i Mjekësisë në qytetin Pleven u bë shkolla e parë e lartë mjekësore në Bullgari, e cila ofroi studim të mjekësisë në gjuhën angleze.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..