Zëvendës-ministrja e ekonomisë Lilija Ivanova bisedoi me shefin e agjencisë evropiane për sistemet satelitore të navigacionit global Pascal Claudel. Janë shqyrtuar mundësitë për një pjesëmarrje bullgare në programet euro-kozmike - për mbulimin satelitor dhe pozicionimin global. Claudel ka biseduar me përfaqësues institucionalë, akademikë dhe të biznesit, sesi Bullgaria më aktivisht të hyjë në programet kozmike të Bashkimit Evropian. Është shqyrtuar sesi të saktësohen sferat bullgare të dobisë në konsorciumin e ardhshëm të Bashkimit Evropian për zhvillim në sektorin kozmik. Është i nevojshëm një përmirësim i informimit për programet hapësinore dhe të dhënat, të cilat ato i ofrojnë. Të dhënat sjellin një vlerë të lartë të shtuar, një zhvillim të shpejt të inovacioneve dhe mundësi të reja institucionale, tha Ivanova.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..