Qeveria zgjeroi pjesëmarrjen e ushtarakëve bullgarë në kontingjentin e NATO-së KFOR në Kosovë. Në këtë mision me mandatin e OKB-së përcillet një ushtarak bullgar për kontrollimin e trafikut ajror. Kështu u sigurohen mundësi kuadrove të Forcave Ajrore të grumbullojnë përvojë praktike në mjedis ndërkombëtar.
Kjo do të kontribuojë për zbatimin e angazhimeve të ndërmarra për shtimin e numrit të ushtarëve bullgarë në komponentin ajror të NATO-së. Që nga viti 2014 trafiku ajror i aviacionit civil mbi Kosovën udhëhiqet nga Hungaria.
Duke marrë parasysh rimëkëmbjen e fluturimeve midis Beogradit dhe Prishtinës NATO-ja vazhdon të kontrollojë të ashtuquajturën “hapësirë të ulët ajrore” mbi Kosovën.
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..