Sivjet Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Sofje përsëri është pjesë e nismës “Ambasador për një ditë”. Iniciativa filloi para tri vjetëve dhe organizohet nga përfaqësia diplomatike e Britanisë së Madhe tek ne. Konkursi për ese për nxënëset në moshë 14-18 vjeç u jep mundësi vajzave të bëhen ambasadore për një ditë dhe tema e tij kësaj radhe është “Bullgaria në skenën botërore”.
Në krye të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë për një ditë ishte një nga 16 vajzat-fituese, 14-vjeçarja Dunja Kelçova nga Velingradi. Ajo është mbështetësja e përfaqësimit të grave në çdo fushë dhe sidomos në diplomaci.
“Informacioni im për Shqipërinë ishte pak. Unë dija se Shqipëria dhe Bullgaria janë të ngjashme. Tani, pas ditës së sotme tashmë di se kjo është e vërtetë, por di edhe më shumë. Ambasadorja Donika Hoxha më tregoj gjëra interesante për këtë vend dhe jam e bindur se dua ta vizitoj” – tha para mikrofonit të Radio Bullgarisë Dunja Kelçova. “Vizituam zyrën e UNICEF-it në Bullgari, ku diskutimet ishin më shumë mbi programet e edukimit në mbështetje të fëmijëve, sidomos të fëmijëve të braktisur dhe të fëmijëve me nevoja të veçanta. Më interesant për mua ishte diskutimi në Institutin Diplomatik për marrëdhëniet Bullgari-Shqipëri”.
Kjo ishte aktiviteti i radës i nismës “Ambasador për një ditë”. Para disa ditësh vajzat fituese vizituan Vjenë dhe selinë e OSCE-së, duke u njohur me ambasadorët e shteteve përkatëse në këtë organizatë dhe me punën e saj. Мë shumë mund të mësoni nga vetë Ambasadorja e Shqipërisë në Sofje, znj. Donika Hoxha.
Edhe organizatoret e “Ambasadorit për një ditë” edhe nxënëset presin takimin më 5 mars të të gjitha 16 fitueseve, kur do të mbyllet edicioni i sivjetshëm i iniciativës.
Foto: Ambasada e Republikës së Shqipërisë, Bulgarian Diplomatic Institute
0.91% nuk mjaftuan që Zoran Milanoviç të bëhej sërish president Presidenti aktual i Kroacisë, Zoran Milanoviç, i cili është kandidat i Partisë Social Demokrate të opozitës, fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vendit më 29 dhjetor..
Përmbledhja e ngjarjeve të një viti të tërë në pak rreshta është padyshim një sfidë, veçanërisht nëse bëjmë një përmbledhje politike. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat edhe këtë vit janë bërë traditë në vendin tonë, ishin një rast që..
Vendimi për anëtarësimin e plotë të Bullgarisë në zonën Shengen nga fillimi i vitit 2025 është një ngjarje historike si për vendin, ashtu edhe për marrëdhëniet me vendet fqinje të BE-së - Rumania dhe Greqia. Cila është ngjarja përcaktuese në marrëdhëniet..