Masat, të cilat Agjencia Kombëtare e të Ardhurve ndërmerr për mbrojtjen e të dhënave personale do të garantojnë mbrojtje më të sigurte të të dhënave. Këtë e deklaroi para Radios Kombëtare Bullgare drejtoresha ekzekutive e agjencisë Galja Dimitrova. Ajo rikujtoi, se nga 17 shkurtс të gjitha shërbimet elektronike të siguruara nga administrata tatimore, janë të arritshme nëpërmjet shfrytëzimit të protokollit të të dhënave kriptografike. Tani për tani nuk ka informacion për shpërdorim me të dhënat personale të shtetasve, tha në po këtë intervistë zëvendës kryetari i grupit parlamentar të partisë GERB Krasimir Cipov.
Në Parlament u prezantua një raport lidhur me analizimin e fakteve rreth zbulimit të të dhënave personale të më se 5 milion njerëzve nga Agjencia Kombëtare e të Ardhurve muajin korrik të vitit 2019. Sipas tij nuk ka të dhëna që nëpunës të agjencisë të morën pjesë në këtë zbulim.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..