Prokuroria e Sofjes akuzoi tre shtetas rusë për përpjekje për vrasje të Emilijan Gebrevit, birin e tij Hristo dhe një person me inicialet V.T. Sergej Viktoroviç Pavllov, Sergej Vjaçesllavoviç Fedotov dhe Georgi Gorshkov kanë vepruar në periudhën 28 prill – 4 maj 2015 me mjete të rrezikshme për jetën e njerëzve. Hetimi konstatoi se ata nuk kanë udhëtuar kurrë jashtë shtetit me emrat e tyre të vërtetë. Kanë përdorur pasaporta të ndryshme ndërkombëtare me identitet të rremë. Hetuesit kanë grumbulluar të dhëna për akoma katër tentativa të mëparshme kundër Emilijan Gebrevit. U konstatua se dy prej këtyre tentativave janë bërë jashtë kufijve të Bullgarisë, ndërsa Emilijan Gebrevi nuk ka pasur informacion për kryerjen e tyre.
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..