Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) po ndjek gjendjen në vend për shkak të Marshit Llukov, që duhet të zhvillohet të shtunën në Sofje, tha Ministri i Punëve të Brendshme Mlladen Marinov. Kryetarja e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova ndaloi me urdhër zhvillimin e Marshit Llukov. Fandëkova pret që policia dhe shërbimet të kujdesen për rendin publik. MPB-ja është kategorike se do të zbatojë urdhrin e Kryetares së Bashkisë. Jemi në kontakt me partnerët tanë jashtë shtetit. Ata po zhvillojnë kontroll, tha Ministri Marinov me rastin e pritjeve që organizatorët e Bashkimit Kombëtar Bullgar të përkrahen edhe nga ekstremistët jashtë. Po zhvillohet hetim kundër organizatorëve të marshit, ndërsa prokuroria kërkoi që gjyqi të mbyllë Bashkimin Kombëtar Bullgar.
Nuk ka ndryshime të rëndësishme në situatën e të drejtave të njeriut në Bullgari, thuhet në raportin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së për të drejtat e njeriut në botë për vitin 2024. Ndër problemet më të mëdha përmenden raportimet për vrasje..
“Ne zbatojmë politika, nuk merremi me thashetheme,” tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë hapjes së mbledhjes së qeverisë. Ai u bëri thirrje deputetëve që të rivendosin funksionimin normal të bashkëpunimit ndërinstitucional, siç përcaktohet nga..
Qeveria bullgare do të krijojë një strukturë të centralizuar që do të menaxhojë krijimin dhe promovimin e një marke të unifikuar kombëtare për Bullgarinë, me qëllim përmirësimin e imazhit ndërkombëtar të vendit. Kjo parashikohet në programin..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 18 deri në 23°, në Sofje - 18°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Do të fryjë erë e lehtë, në Rrafshin..
Shërbimet e sigurisë në vendin tonë po kryejnë kontrolle dhe sekuestrime në banesa dhe zyra në Sofje dhe në pjesë të tjera të vendit. Veprimet e ekipeve..
Po rritet numri i kompanive që kërkojnë licenca për veprimtari me armënga Komisioni për Kontrollin e Eksportit dhe Mospërhapjen e Armëve të..