Ministri i shëndetësisë Kirill Ananiev shpalli në një brifing të jashtëzakonshëm se analizat e shtetasit britanik me prejardhje kineze i cili vdiq ditën e diele në qytetin Bansko të Bullgarisë Jugore janë negative për koronavirusin. I vdekuri prej disa vitesh jetonte në Britaninë e Madhe dhe herën e fundit e vizitoi Kinën në vitin 2018, pra shumë para se të përhapet koronavirusi. Shkak për vdekjen është infarkt, ndërsa analiza laboratorike u realizua për shkak të masave të rrepta në vend me qëllim mospërhapjen e koronavirusit, shpjegoi ministri.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..