Në një takim në Sofje me Komisionaren Evropiane për Punët e Brendshme Ylva Johansson Kryeministri Bojko Borisov konstatoi se në krahasim me vitin 2019 ka pakësim të presionit të migracionit drejt Bullgarisë. Kjo u detyrohet si masave të ndërmarra në nivel kombëtar, ashtu edhe bashkëpunimit të mirë me vendet e treta fqinje, sidomos Turqinë. Borisov përshëndeti vizitat e Komisarit Johansson në vendet e BE-së që të njihet me qëndrimet e tyre sa i përket Paktit të ri të Migracionit dhe Strehimit. Në këtë lidhje Bullgaria është për bilanc mes përgjegjësisë dhe solidaritetit, duke u konstatuar specifikat kombëtare. Çdo një shtet duhet të garantojë sigurinë e vet në mënyrë të tillë që të garantohet siguria e tërë BE-së, por edhe BE-ja duhet të garantojë sigurinë e vet në një mënyrë e cila të garantojë sigurinë e shteteve që gjenden në vijën e parë”, deklaroi kategorikisht Kryeministri.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..