Korrespondenti i agjencisë BGNES në Beograd bëri të ditur se kompania ruse IDS (Infrastructure Development and Construction), e regjistruar në kryeqytetin serb, e cila përgjigjej për ndërtimin e gazsjellësit “Rryma Turke përmes Serbisë, do të ndërtojë mbi 100 km. prej segmentit bullgar të gazsjellësit. Leja përkatëse është dhënë nga konsorciumi saudit “Arkad”, me të cilin operatori bullgar “Bulgartransgaz” ka lidhur kontratë për 1.1 mlrd euro. Segmenti i parë i gazsjellësit “Rryma Turke” në territorin e Bullgarisë tashmë është mbaruar nga një kompani vendase. Pritet që ndërtimi i segmentit të dytë të përfundojë stinën tjetër dimërore.
Konfederata e Punës "Podkrepa" reagoi ashpër kundër masave të përgatitura për një regjim më të favorshëm për punësimin e personelit nga vendet e treta jashtë BE-së. Kryeekonomisti i sindikatës, Atanas Kacarçev, i tha BNR-së: "Qeveria po..
Bullgaria vazhdon të insistojë për 5 pikë për kalimin e Danubit. Këtë e deklaroi Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov para komisionit përkatës parlamentar në përgjigje të një pyetjeje parlamentare. Ai u pyet nëse pret që..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel, njoftoi Ministria e Jashtme. Georgiev shprehu..
Sindikata e Specialistëve Mjekësorë Bullgarë deklaroi gatishmërinë për veprime proteste dhe një grevë efektive, siç duket qartë nga një qëndrim i..
55% e qytetarëve nuk ndihen të informuar për vënien e euros në qarkullim në vendin tonë, dhe 41% shprehin mendimin e kundërt, tregon një anketë e..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 14°. Në Sofje, do të jetë rreth 8°. Gjatë ditës , nga perëndimi në lindje, do të ketë..