Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Trend: Më se gjysma e bullgarëve nuk janë të informuar për vënien e euros

Foto: AP/BTA

55% e qytetarëve nuk ndihen të informuar për vënien e euros në qarkullim në vendin tonë, dhe 41% shprehin mendimin e kundërt, tregon një anketë e Agjencisë “Trend”, njofton BGNES. 59% e të anketuarve e miratojnë iniciativën e presidentit Rumen Radev për të mbajtur një referendum mbi miratimin e monedhës evropiane në vitin 2026, ndërsa 31% nuk ​​e mbështesin një referendum të tillë. 21% e të anketuarve thanë se vendi ynë duhet ta miratojë euron vitin e ardhshëm, 33% - në vitet e ardhshme dhe 38% - kurrë.

Sipas sondazhit GERB mbetet forca e parë politike me 26.2%, e ndjekur nga PP-DB me 13.8%, Vëzrazhdane me 13.5%, DPS-Fillimi i Ri me 11.6%, “BSP – E Majta e Bashkuar” me 6.8%, “Ka një popull të tillë” me 6%, Meç me 5.9%, DPS e Ahmed Dogan me 5.8% dhe “Veliçie” me 3.9%.

Sondazhi, i porositur nga "24 Çasa", u krye midis datave 12 dhe 18 maji 2025, përmes një interviste të drejtpërdrejtë gjysmë të standardizuar “ballë për ballë” me një tabletë ndër 1001 persona në moshë mbi 18 vjeç.

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: AP/BTA, Trend



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Car Speed Show do të zhvillohet këtë fundjavë në Sofje

Car Speed Show 2025 do të zhvillohet më 27 dhe 28 shtator në Arena 8888 në Sofje. Ekspozita do të tregojë makina sportive, luksoze dhe koleksionuese, motoçikleta dhe jahte, produkte inovative për industrinë e automobilave, do të zhvillohen gjithashtu..

botuar më 25-09-27 6.10.PD

Marshimi çiklist i tolerancës "Le tour du canal" rikthehet në Plovdiv

Marshimi çiklist i tolerancës "Le tour du canal" kthehet në Kanalin e Varkave në Plovdiv. Më 27 shtator në orën 14:00, fondacioni "Eja dhe ti" po u jep një dorë personave me aftësi të kufizuara me një festival kushtuar lëvizjes. Ngjarja do t'i ofrojë..

botuar më 25-09-27 5.15.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do tëlëviizin nga 8 deri në 13°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 10°C. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët. Në disa zona të jugperëndimit priten reshje të dobëta. Do të fryjë erë deri në..

botuar më 25-09-26 7.35.MD