Bullgaria ka një progres të konsiderueshëm në administrimin korporativ të ndërmarrjeve shtetërore, në miratimin dhe aplikimin e legjislacionit përkatës, si dhe në garantimin e stabilitetit të bankave dhe të mbikëqyrjes së tyre, thuhet në vlerësimin e Komisionit Evropian për zhvillimin e vendit gjatë 2019-ës. Mungesa e bilancit është korrigjuar. Është realizuar përparim në administrimin e financave, borxhi korporativ dhe përqindja e kredive të pashlyera janë ulur. Kjo do të thotë se angazhimi i ndërmarrë ndaj politikave të veçanta dhe reformave ruhet, thotë komisionari evropian Valdis Dombrovskis. Bullgaria ka përparim të kufizuar në garantimin e mbikëqyrjes efektive kundër larjes së parave të pista dhe në investimet për studimet dhe inovacionet, thuhet në analizë.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..