Mbi 1 mlrd euro në vit janë humbjet e bullgarëve me depozita bankare për shkak të inflacionit. Bullgari investon vetëm 2.4 për qind prej kursimeve të veta në kapital të vet, ose në kompani. Në Evropën Lindore këto investime janë 20 për qind e kursimeve. Suedezët dhe finlandezët investojnë më shumë prej buxhetit familjar në aksione dhe në kapital të vet. Atje ky lloj investimi përbën 40 për qind prej aktiveve të familjeve. Në sfondin e depozitave humbëse bankare në Bullgari, aktualisht në vend ka mbi 15 000 kompani, të cilat gjatë tri viteve të fundit kanë të ardhura në rritje të realizuara nga shitjet, ndërsa fitimi i tyre operativ rritet me mbi 25 për qind. Investimet në to janë më fitimprurëse madje nga ato në pronësi të patundshme – një investim që preferohet nga bullgarët, pohojnë konsulentët.
Të mërkurën do të jetë kryesisht me diell. Pasdite do të përhapen re të shiut dhe në disa rajone, kryesisht në zonat malore, do të bjerë shi. Në ultësirat do të jetë nxehtë me temperatura maksimale ndërmjet 30° dhe 35°, për Sofjen - rreth 30°...
Nuk pritet një skenar të zymtë pas vënies së euros në shfrytëzim dhe biznesi është gati të hyjë në Eurozonë. Kjo u bë e qartë në takimin e zhvilluar nga zëvendëskryeministri dhe kreu i BSP-së Atanas Zafirov me punëdhënësit para publikimit më 4 qershor..
Në Sofje një forum bullgaro-gjerman po diskuton mundësinë e investimeve në mbrojtje, njoftoi gazetari i BNR-së Dobromir Videv. Kompanitë gjermane nga sektori i sigurisë dhe mbrojtjes po prezantojnë produktet dhe teknologjitë e tyre me qëllim krijimin..
Me kërkesë paraprake të grupit të Partisë Popullore Evropiane dhe me mbështetjen e të gjithë eurodeputetëve bullgarë, raportuesi Tomas Vajç (Thomas..
Të mërkurën do të jetë kryesisht me diell. Pasdite do të përhapen re të shiut dhe në disa rajone, kryesisht në zonat malore, do të bjerë shi. Në..
Siç pritej, raporti i konvergjencës për Bullgarinë, i publikuar sot nga Komisioni Evropian, thotë se vendi ynë është gati të miratojë euron nga 1 janari..