Këshilli akademik i Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit" shpalli se ka marrë vendim t’ua marrë titullin e nderit “doctor honoris causa” Hans Frank, Bernhard Rust, Evdald Robert Valentin von Massow dhe Eduard Kohlrausch.
Hans Frank ka marrë titullin “doctor honoris causai shkencave juridike” gjatë muajit maj 1933 dhe ka qenë këshilltar personal juridik i Hitlerit. Gjatë tetorit të vitit 1939 u bë guvernator i përgjithshëm i Polonisë së okupuar. Është përgjegjës për vrasjen e qindra mijëra polakëve dhe për depërtimin e hebrenjve polakë. Në Procesin e Nyrëmbergut është dënuar me vdekje për krime ushtarake dhe krime kundër njerëzimit.
Bernhard Rust ka marrë titullin “doctor honoris causai shkencave filozofike” gjatë tetorit të vitit 1940. Para kësaj, si ministër i kulturës, edukimit dhe arsimit popullor nga viti 1934, pushoi nga puna 1000 pedagogë universitarë (hebrenj, socialdemokratë etj.), kufizoi vetadministrimin akademik dhe imponoi atmosferën nacionalsocialiste dhe përshëndetjen naziste në shkolla. E vrau veten në vigjilje të kapitullimit të Gjermanisë.
Evdald Robert Valentin von Massow e ka marrë titullin “doctor honoris causa i të drejtave juridike” gjatë muajit maj të vitit 1939. Ai ka qenë gjeneral-major i ushtrisë së Prusisë, ndërsa gjatë Luftërave Ballkanike është dërguar në shtabin e përgjithshëm bullgar. Në vitin 1929 u njoh me Hitlerin dhe më vonë u bë anëtar i Partisë Nacionalsocialiste Gjermane të Punëtorëve. Që në vitin 1939 filloi karrierë në trupat e mbrojtjes /organizatë kryesore paraushtarake nën udhëheqjen e Adolf Hitlerit dhe Partisë Naziste /dhe në vitin 1939 arriti deri në postin e gjeneral-togerit. Pas vdekjes së tij është varrosur me nderime të mëdha.
Eduard Kohlrausch u bë “doktor honoris kauza i shkencave juridike” gjatë majit të vitit 1939. Ai ka qenë jurist dhe rektor i universitetit Humboldt (në atë kohëFriedrich-Wilhelms-Universität zu Berlin) nga viti 1932 deri në vitin 1933. Është një prej krijuesve të zakoneve të Nyrëmbergut, të cilat krijojnë themelin e ideologjisë antisemite dhe raciste.
Heqja e titujve të nderit iu propozua rektorit të Universitetit të Sofjes në një letër dërguar nga Lea Koeni – kryetarja e Asociacionit të të Mbijetuarve nga Holokausti në Bullgari dhe të fëmijëve të tyre. Vendimi u mor pas një kontrolli strikt të të dhënave në letër dhe për shkak të faktit se autoriteti i institucionit akademik nuk lejon që doktorët e tij të nderit të jenë persona të lidhur me ideologjinë e urrejtjes, ose me krime të tjera, thuhet në njoftimin e drejtorisë së Universitetit të Sofjes.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaNë vitin 2032, Bullgaria dhe Danimarka do të zgjedhin qytetet e tyre për titullin "Kryeqyteti Evropian i Kulturës ". Procedura do të fillojë në vitin 2026, kur të dy vendet do të ftojnë zyrtarisht qytetet e tyre për të përgatitur ofertat. Kandidatët..
Në vitin 2024 ka 16 268 bullgarë të rinj, sipas raportit të komisionit nën nënpresidenten Ilijana Jotova për vitin e kaluar. Pra, për herë të parë në 4 vitet e fundit numri i personave të cilëve u është dhënë shtetësia bullgare kalon 16 000 veta. Kjo la..
Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formua një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve në zonën e " Kompleksit Mandra-Poda " pranë Burgasit. Ky është..
Pak ditë më parë, zogu i parë i pelikanit dalmat (Pelecanus crispus) i këtij sezoni u çel në zonën e mbrojtur Kalimok - Brëshlen pranë qytetit të Danubit,..
Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka..
Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar..